“T’ia kursejmë shtetit lojërat e tallavasë”- Çështja e SHISH, analisti Leka: Opozita po bën autogola! Do që ta keqpërdorë situatën
Analisti Martin Leka, në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe rrëzimin e kërkesës së opozitës për debat. Leka tha se opozita nuk duhet ta përdorë këtë çështje për përballje politike, ndërsa theksoi se procedurat janë tashmë nën hetim dhe se ndaj Hysenit është caktuar masë sigurie. Sipas tij, zhvillimi i një interpelance në kushtet kur çështja është nën hetim mund të krijojë rrezik për ekspozimin e informacioneve sensitive. Leka shtoi se, në një situatë që ai e cilësoi si një goditje të rëndë për shtetin, institucionet duhet të shmangin atë që e përshkroi si “lojëra tallavaje”. “Fakti që opozita kërkon ta përdorë çështjen e ish drejtoreshës së SHISH ndërsa ajo ka masë arresti,...
Burimi:
javanews.al