Videot intime në rrjet/ Ekspertja: Ka edhe politikane shqiptarë në këto faqe

Videot intime në rrjet/ Ekspertja: Ka edhe politikane shqiptarë në këto faqe

Ekspertja e IT-së, Denisa Kele, ka folur për publikimin e videove intime të personazheve publikë në internet, duke ngritur shqetësimin për materiale të tjera që, sipas saj, vijojnë të jenë të aksesueshme në platforma online. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Kele deklaroi se ka aksesuar një prej faqeve ku janë publikuar materiale të tilla dhe pretendoi se aty ka identifikuar edhe video ku shfaqen persona nga politika shqiptare. Ajo i bëri thirrje policisë që të ndërhyjë për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të materialeve. Sipas ekspertes, disa prej videove vijojnë të jenë të aksesueshme përmes pagesës. Kele tha se autoritetet duhet të verifikojnë përmbajtjen e këtyre platformave dhe të marrin masa nëse konstatohet se materialet janë publikuar pa pëlqimin e personave që shfaqen në...