Aktualitet

68780 rezultate u gjendën

  1. Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

    Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

    Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç të Lezhës. Sot (8 shtator) ka nisur edhe ndërhyrja me forcat e ushtrisë në zonën e Kodrës së Liqenit dhe në luginën e Vomës, në fshatin Rras. Për shuarjen e flakëve po ndërhyhet nga ajri edhe me helikopter, ndërsa vijon angazhimi i strukturave në terren.

  2. DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

    DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

    Sesioni i ri parlamentar duket se do nisë me avazin e vjetër të sherreve politike për kauza që mund të përdoren politikisht kryesisht nga opozita. Një prej tyre është edhe kriza e pagave në sistemin e drejtësisë, që ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës sot (8 shtator) në Konferencën e Kryetarëve. Kreu i grupit […]

  3. Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

    Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur në Konferencën e Kryetarëve çështjen e pagave të magjistratëve, duke akuzuar Kuvendin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke deklaruar se situata e krijuar në gjykata lidhet me moszbatimin e vendimit që kërkon një formulë […]

  4. Hajdutët grabitën dy biznese në Berat, autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

    Hajdutët grabitën dy biznese në Berat, autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

    Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre e grabitjeve. Në të dyja rastet, autorët kanë përdorur të njëjtën skemë, duke hyrë me forcë në ambiente dhe duke marrë kasafortat gjatë orëve të natës. Një prej vjedhjeve ka ndodhur në biznesin “Veza e Mëngjesit”, përgjatë aksit […]

  5. Jorida Tabaku: Po vjedhen qytetarët shqiptarë me çmimet më të larta të karburantit

    Jorida Tabaku: Po vjedhen qytetarët shqiptarë me çmimet më të larta të karburantit

    Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi Kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku reagoi sot për rritjen e çmimeve të karburanteve. Sipas Tabakut, çmimi i karburantit është ndër më të lartët në rajon dhe se barra e taksave përbën një pjesë të konsiderueshme të çmimit që paguajnë qytetarët […]

  6. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Viti i ri shkollor, forcim i komunikimit mësues-nxënës-prindër

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Viti i ri shkollor, forcim i komunikimit mësues-nxënës-prindër

    Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026-2027, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi se fokusi këtë vit do të jetë te shkolla më miqësore, më të sigurta dhe më pranë nxënësve e familjeve. Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro shprehet se në qendër të punës së përbashkët do të jetë çdo […]

  7. Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

    Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se sesioni i tretë i legjislaturës do të jetë një periudhë intensive pune për Kuvendin, me fokus kryesor shqyrtimin e projektbuxhetit dhe të nismave ligjore të depozituara. Balla u bëri thirrje kryetarëve të komisioneve parlamentare që të trajtojnë me prioritet të […]

  8. Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj në SYRI TV/ Opozita kërkon komision hetimor për trafikun e armëve

    Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj në SYRI TV/ Opozita kërkon komision hetimor për trafikun e armëve

    Opozita shqiptare kërkon zyrtarisht komision hetimor për trafikun e armëve. Qëndrimi vjen pas publikimeve tronditëse të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV. Deputeti i PL, Tedi Blushi publikoi kërkesën e opozitës për hetim parlamentar. “Çështja e veçantë që propozohet t’i nënshtrohet hetimit parlamentar është verifikimi i veprimeve dhe mosveprimeve të […]

  9. Hajdutët grabitën dy biznese në Berat/ Autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

    Hajdutët grabitën dy biznese në Berat/ Autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

    Dy biznese në Berat janë grabitur nga persona të maskuar, të cilët kanë hyrë në ambientet e tyre dhe kanë thyer kasafortat. Nga grabitja raportohet se janë marrë rreth 200 milionë lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur në rrethana që po hetohen nga policia, ndërsa autorët kanë vepruar të maskuar me maska dhe kapuça për […]

  10. Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

    Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

    Që prej orës 11:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, për të miratuar kalendarin e punimeve për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2026. Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar me diskutime hde debate mes opozitës dhe mazhorancës. Bojkoti në gjykata dhe bllokimi i pagave të magjistratëve ka qenë […]