Ç’armatosuni! Apeli i Ajnshtajnit kundër armëve bërthamore

Ç’armatosuni! Apeli i Ajnshtajnit kundër armëve bërthamore

Manifesti Rasëll–Ajnshtajn, është një deklaratë e paraqitur për mediat nga filozofi i njohur anglez Bertrand Rasëll, edhe në emër të shkencëtarit të famshëm gjerman Albert Ajnshtajn më 9 korrik 1955, në fillim të së ashtuquajturës Luftë e Ftohtë, dhe ishte pjesë e një fushate që synonte ç’armatimin bërthamor. “Fitorja është arritur, por jo paqja” (A.Ajnshtajn 1945) Londër, 9 korrik 1955. Nuk kishin kaluar as dy muaj nga vdekja e shkencëtarit të famshëm, Në një dhomë të mbushur me gazetarë në Caxton Hall, rezidenca që priti Konferencën e parë Pan-Amerikane dhe ngjarje të tjera historike, filozofi Bertrand Rasëll, nisi të lexojë me një zë të dobët një mesazh që i kishte lënë amanet Ajnshtajni në lidhje me rreziqet e luftës bërthamore, i bashkë-shkruar dhe nënshkruar nga 9 studiues të tjerë të shquar. Tre faqe të shkruara me makinë shkrimi iu dërguan studiuesve nga e gjithë bota dhe njerëzve...