Cardinale: Kam besim të plotë te trajneri Amorim, do të jemi agresivë në merkato

Cardinale: Kam besim të plotë te trajneri Amorim, do të jemi agresivë në merkato

30 Tetor 2026 10:10 Alfred Lleshi Në prag të derbit me Interin, që kryeson me 7 pikë avantazh, presidenti i Milanit, Gerry Cardinale, konfirmon besimin tek Ruben Amorim dhe premton përforcime. “Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë skuadrën. Jemi vetëm në një të katërtën e rrugës dhe na duhen edhe dy sesione merkatoje për ta përfunduar rindërtimin. Në janar do të jemi sërish agresivë në merkato, oportunistë dhe do të përforcojmë stolin”, – deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”. Për trajnerin, Cardinale ishte i prerë: “Kam besim të plotë tek ai. Në fund të ‘Top Gun’, filmit tim të preferuar, Tom Cruise thotë: ‘Nuk e braktis shokun tim’. Edhe unë nuk e braktis Ruben. Ai nuk është aspak në rrezik. Do të punojmë së bashku derisa skuadra...