Çapajev Gjokutaj: Jemi më të lirë apo më të vetmuar?

Çapajev Gjokutaj: Jemi më të lirë apo më të vetmuar?

Çapajev Gjokutaj Nga Çapajev Gjokutaj ‘Nga je?’, pyesim sot kur duam të dimë qytetin, fshatin a krahinën ku ka lindur a banon bashkëbiseduesi. Rrallë e më rrallë, përdoret versioni ‘Nga të kemi?’, që në fëmininë time ishte mbizotërues. Në fakt edhe ‘Nga je?‘ edhe ‘Nga të kemi?’ kërkojnë të njëjtin informacion nga tjetri. Por versioni i dytë përcjell edhe një mesazh plus: dëshirën për ta afruar të porsanjohurin duke e quajtur tëndin. Sa më shumë kalon koha, them me vete, aq më të ftohtë bëhemi me tjetrin, aq më shumë zhytemi në vetminë tonë. Kur e mendoj thellë, problemi rezulton më i ngatërruar. Mbase nuk është punë vetmie e egoizmi. Pesë poshtë, pesë lart, njeriu, jo si individ, po si specie, mbetet po ai, nuk...