
Caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e ardhmja e qeverisë së re mbetet e paqartë
👁7820
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin 2025 si datën për mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Në këtë kontekst, Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila doli forcë e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, është në përpjekje për të siguruar shumicën e nevojshme për krijimin e Qeverisë Kurti 3. Kryeministri në detyrë Albin Kurti synon që në një seancë të vetme të votohet edhe kryesia e Kuvendit, edhe qeveria e re, por aktualisht VV nuk i ka numrat e nevojshëm për ta bërë këtë pa një koalicion të ri. Albulena Haxhiu, ministre dhe...
Burimi:
Sot.com.al