Bylykbashi takon kreun e ODIHR: PS po përdor burime shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhje

Bylykbashi takon kreun e ODIHR: PS po përdor burime shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhje

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar një takim me shefin e misionit vëzhgues të ODIHR, ambasadorin Zannier, në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës. Gjatë këtij takimi u diskutua gjendja e fushatës zgjedhore në qytet, duke vënë theksin te problematikat që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste, përfshirjen e elementëve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe presionet ndaj votuesve. Bylykbashi vuri në dukje me fakte konkrete mënyrat e ndikimit të paligjshëm në zgjedhje, duke përfshirë “asfaltin elektoral”, punësimet, dhe përdorimin e ndërmarrjeve publike në funksion të fushatës...
Burimi: Gijotina.com