BUZHALA: PROTESTA NUK KA DHËNË EFEKT, POR RAMA PO BËN LËVIZJE NGA FRIKA

BUZHALA: PROTESTA NUK KA DHËNË EFEKT, POR RAMA PO BËN LËVIZJE NGA FRIKA

100 ditë protesta qytetare në Shqipëri dhe ende pa një rezultat politik të drejtpërdrejtë. Kjo ka qenë tema e diskutimit në emisionin “Opinion”, ku opinionisti Berat Buzhala analizoi efektet e lëvizjes qytetare përballë qeverisë së Edi Ramës. Sipas Buzhalës, protesta ka pasur masë dhe shtrirje, por i ka munguar një drejtim i qartë politik dhe një figurë që ta udhëheqë. Duke iu përgjigjur gazetarit Blendi Fevziu se çfarë ka arritur protesta në këto 100 ditë, Buzhala tha se zgjatja e saj pa një rezultat konkret është më shumë një “aktakuzë” sesa një sukses. Sipas tij, për të rrëzuar Ramën nga pushteti, opozita dhe lëvizja qytetare duhet ose t’i prishin mazhorancën parlamentare, ose të kalojnë në një fazë të mosbindjes civile që do të paralizonte jetën...