Buxhuku paralajmëron: Konflikti Iran-Izrael kërcënon seriozisht ekonominë e Shqipërisë, çmimi i naftës u rrit me 10 dollarë…

Buxhuku paralajmëron: Konflikti Iran-Izrael kërcënon seriozisht ekonominë e Shqipërisë, çmimi i naftës u rrit me 10 dollarë…

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Iran-Izrael, sipas ekspertit të ekonomisë, Gjergj Buxhuku do të ndikojë fortë edhe në ekonominë e vendit tonë. Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri TV, Buxhuku u shpreh se edhe pse vendi ynë nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në luftime, pasojat ekonomike të luftës mes Iranit dhe Izraelit janë të pashmangshme dhe tashmë kanë filluar të ndihen. Ai thekson se Shqipëria rrezikon të goditet rëndë përmes zinxhirit të furnizimit me karburant, rritjes së çmimeve dhe pasigurive në tregjet globale, duke përmendur rritjen e menjëhershme të çmimit të naftës...
Burimi: Syri.net