Buxheti 2027 për Mbrojtjen/ Nufi reagon edhe ndaj akuzave për trafik armësh: Janë filma dhe spektakle
ministri ermal nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2027. Buxheti i parashikuar për Mbrojtjen është 76 miliardë lekë, ose 2.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas ministrit, fondet synojnë zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadër të NATO-s. Gjatë fjalës së tij, ministri iu përgjigj edhe pyetjeve të opozitës lidhur me trafikun e armëve, duke i konsideruar 'filma' dhe 'spektakle emisionesh në darkë'. Ministri Nufi hodhi poshtë pretendimet duke kujtuar edhe një herë së Shqipëria është vend i NATO-s. “Lidhur me akuzat për trafik dhe filma, unë as nuk merrem me filma as me spektakle...
Burimi:
zeri.ai