BUSHATI SFIDON BRUKSELIN: STABILITETI POLITIK NUK MUND TË VIJË NË KURRIZ TË DEMOKRACISË

BUSHATI SFIDON BRUKSELIN: STABILITETI POLITIK NUK MUND TË VIJË NË KURRIZ TË DEMOKRACISË

Ish-ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati, ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, duke paralajmëruar për hendekun mes përparimit formal të integrimit dhe realitetit demokratik në vend. Në një analizë të publikuar në European Western Balkans, Bushati argumenton se Brukseli për vite me radhë i ka dhënë përparësi stabilitetit politik, ndërsa problemet me sundimin e ligjit, korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve kanë mbetur të pazgjidhura. Sipas tij, Shqipëria po përjeton një kontradiktë: nga njëra anë, merr vlerësime pozitive për ecurinë e negociatave europiane, ndërsa nga ana tjetër përballet me protesta, tensione politike dhe kërkesa qytetare për llogaridhënie. Bushati kundërshton veçanërisht përpjekjen për t’i paraqitur protestat si pengesë për integrimin europian. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare argumenton se qytetarët që protestojnë...