“Bursa e votës”, BIRN: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”

“Bursa e votës”, BIRN: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”

Xhamia e re shkëlqen nën diellin e drekës ndërsa rrugët janë bosh në qendrën e fshatit Trush, një nga fshatrat më të populluar në njësinë administrative Bërdicë, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës. Asnjë flamur apo gjurmë fushate nuk duket në rrugët e fshatit, madje as posterat e Tom Doshit, kreut kontrovers të Partisë Socialdemokrate, që edhe për shkak të origjinës, e konsideron zonën bastion të tij. “S’ka nevojë ai për zyrë elektorale, këtu të gjithë e dun dhe e votojnë Tomën,” thotë Arnel Brahimi, një berber 25 vjeçar dhe nipi i kandidatit për deputet të PSD, Besnik Brahimi. Biznesmeni Tom Doshi ka...
Burimi: Sot.com.al