Burrnija

Burrnija

Poezi nga Gjergj Fishta Qitë dhambët përjashta, por si lata t’prehtaZgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,Kosën pështetun përmbi kocka t’ngrehtaT’cepit t’shpulpuem,Atje n’moje t’mjerueme t’rruzullit,Zymtë e me i hije t’trishtueme, t’përmnershmeLshue krahëve’ i havër t’zezë, si re thellimit,Rrin Deka e tmerrshme.Prej avisit t’humnerëve t’zgavruemeKthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,Të hapët tërthoren e natyrës s’krijuemeKundron në mni,E idhtë asa’ i kërcënohet. Nji t’përqethëtAcar, at botë, natyrës i shkon, n’për tejza,Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethëtE jetës ndër fejza.Me u zbe nisë rrezja shi n’krue t’vet shkëlqyeshëmBres dryshku njeshet, n’atë shauret mbi rrotaSë moknes s’rrokullis e boshtit rryeshëmI vjen rreth bota.Felgruemun...