‘Burg, Burg’/ Të rinjtë kapin ‘mat’ Bledi Çuçin në lokal, Delina Fico i godet nga tavolina, ish-ministri i nxjerr gishtin e mesit

‘Burg, Burg’/ Të rinjtë kapin ‘mat’ Bledi Çuçin në lokal, Delina Fico i godet nga tavolina, ish-ministri i nxjerr gishtin e mesit

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një përplasje verbale dhe fizike mes një grupi të rinjsh që protestojnë në Tiranë dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili ndodhej në një tavolinë të jashtme të një lokali së bashku me bashkëshorten e tij Delina Ficon. Sipas pamjeve, protestuesit iu janë drejtuar Çuçit me thirrjet “burg, burg”, duke krijuar tension te çifti Çuçi-Fico. Në videon e postuar në Facebook nga faqja ‘Studentët Protestojnë’, dallohet kur situata përshkallëzohet në moementin që Delina Fico reagon ndaj protestuesve dhe nis t'u drejtohet me sende që ndodheshin mbi tavolinë. Në një moment ajo shihet duke përdorur edhe shishe uji, ndërsa burri i saj Bledi Çuçi dhe disa persona të pranishëm në tavolinë ndërhyjnë për ta qetësuar situatën....