Bullgaria/ Situata del jashtë kontrollit me zjarret, mbi 100 vatra të regjistruara

Bullgaria/ Situata del jashtë kontrollit me zjarret, mbi 100 vatra të regjistruara

Një situatë dramatike është shënuar të dielën në Bullgari, ku mbi 100 vatra zjarri shpërthyen në zona të ndryshme të vendit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorë dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa. Sipas mediave lokale, zjarret kanë prekur veçanërisht rajonet malore dhe ato të pyllëzuara. Agjencia ndërkombëtare Reuters raporton se një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në kodrat e malit Pirin, në jugperëndim të vendit, duke djegur mijëra hektarë pyje. Një tjetër vatër në qytetin Simitli ka përfshirë shtëpi dhe është përhapur drejt malit Malesevo. Autoritetet konfirmojnë se mbi 200 zjarrfikës, të cilët u vendosën në...