“Bullgaria mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, Spiropali pret në Kuvend Kryetaren e Asamblesë Kombëtare bullgare

“Bullgaria mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, Spiropali pret në Kuvend Kryetaren e Asamblesë Kombëtare bullgare

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti sot në një takim Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya Kiselova. Gjatë konferencës për shtyp pas takimi, Spiropali vlerësoi mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë. “Mbështetja e Asamblesë Kombëtare dhe personalisht e Kryetares Kiselova do të jetë një garanci më shumë për këtë qëllim. Ky objektiv yni shkon krah për krah me prioritetet e agjendës së Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, të prezantuara në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Europian, AFET. Ne kemi besim në mbështetjen e Bullgarisë, edhe në mbledhjet e Këshillit të Bashkimit Europian, si një vend...
Burimi: Top-Channel.tv