‘Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%’, Tabaku: Mbështetje për prodhimin vendas dhe prodhuesit e vegjël

‘Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%’, Tabaku: Mbështetje për prodhimin vendas dhe prodhuesit e vegjël

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme – në 6% ose, në mënyrën më të mirë, në 0%,” deklaroi Tabaku në nje video të publikuar në rrjetet sociale. Ajo vuri në dukje se mbështetja për bujqësinë nuk bëhet vetëm me grante dhe skema të shkëputura, por përmes politikave tatimore që ndihmojnë prodhimin...