‘BT s’e delegoj’/ Veliaj publikon ‘ditarin’: Edhe në Spaç të më çoni, turp që kryeministri merret…me të tallen edhe gardianët

‘BT s’e delegoj’/ Veliaj publikon ‘ditarin’: Edhe në Spaç të më çoni, turp që kryeministri merret…me të tallen edhe gardianët

edi rama-toni gogu-erion veliaj TIRANË-  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që nisën nga takimi në fillim i pretenduar e më pasi konfirmuar me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu dhe deri te biseda mes tyre që përfunduan te emri i kryeministrit Rama. Përmes një reagimi publik, Veliaj ka publikuar disa letra të tjera, me detaje dhe përgjigje rreth pikëpyetjeve që qarkullojnë së fundmi.  Veliaj i drejtohet drejpërdrejt kryeministrit duke deklaruar se nuk ndihet i intimiduar nga pretendimet dhe akuzat ndaj tij. “Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri”, shprehet kryebashkiaku. Një përgjigje Veliaj ka dhënë edhe lidhur me delegimin e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se nuk...