BSH prezanton IPSA për pagesat bankare, Sejko: Transfertat kryhen brenda pak sekondash!
Pagesat bankare në Shqipëri do të mund të kryhen brenda pak sekondash, në çdo orë të ditës dhe gjatë gjithë javës. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë prezantoi sistemin e ri të pagesave të menjëhershme IPSA, i cili synon të lehtësojë transfertat bankare, të ulë kostot dhe të nxisë përdorimin e pagesave elektronike. “Pagesat e menjëhershme në euro dhe në lekë do të kryhen brenda vendit, shtatë ditë të javës, 24 orë në ditë, ditën dhe natën. Me implementimin e këtij sistemi të pagesave të menjëhershme, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kursejnë mbi 400 milionë euro, siç është parashikuar nga një studim i Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore”. “Me implementimin e këtij sistemi, Shqipëria përfshihet në sistemet moderne të pagesave të Bashkimit Europian, siç...
Burimi:
javanews.al