Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, zbuloi detaje nga takimi i studentëve me kryeministrin Edi Rama. “Duhet të qetësoj të gjithë ata që janë në merak pse ne i takuam studentët dhe kush ishin këta dhe pse këta nuk janë protestues. Dua t’i them që ta marrin më me qetësi këtë histori dhe ta marrin më me pak dramë jetën. Për të mos thënë që disa prej tyre unë këshilloj që sinqerisht do ishte mirë që të gjenin një jetë aktive, të gjenin një jetë produktive, të ishin pjesë aktive e krahut të duhur të historisë në të mirë të vendit, jo domosdoshmërisht në Partinë Socialiste, por të bënin punë të mira për vendin, për veten, për shoqërinë, për sektorë të caktuar ku...