“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka mohuar çdo pretendim për përfshirjen e Shqipërisë në trafik armësh, duke i cilësuar akuzat të pavërtetuara dhe dashakeqe. Gjatë një interviste për Klan News, Nufi deklaroi se aludimet për trafik armësh në territorin shqiptar, të trajtuara sipas tij në emisione televizive sikur të ishin fakte të provuara, dëmtojnë imazhin e Republikës së Shqipërisë. Ai theksoi se këto akuza synojnë të njollosin industrinë e mbrojtjes dhe përpjekjet e Shqipërisë për ringritjen e saj. “Çdo lloj aludimi për trafik armësh në territorin e Shqipërisë, i pavërtetuar, i trajtuar me spektakël emisionesh në darkë, si i faktuar që ka ndodhur, për mendimin tim, është të hedhësh baltë mbi flamurin e Republikës së Shqipërisë dhe të jesh minimalisht, në rastin më të mirë,...
Burimi:
javanews.al