“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…
Tirana zyrtare ka hedhur poshtë pretendimet se droni që goditi anijen ruse në Libi është nisur nga territori shqiptar. Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes kanë sqaruar se Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe se territori i saj nuk është përdorur. Këtë fakt e ritheksoi vetë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një komunikimi live me ABC News. Ai ka mohuar çdo lidhje të Shqipërisë me sulmin, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë e verifikueshme për pretendimet e ngritura. “Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë, territori shqiptar nuk është përdorur. Nuk ka asnjë provë të verifikueshme. Mbështetje Ukrainës, por jo sulm Rusisë. Përgjigjja jonë duhet të jetë e matur dhe e koordinuar me aleatët tanë”,...
Burimi:
javanews.al