Brukseli rrit presionin ndaj Moskës: Në prag të paketës së 18-të të sanksioneve

Brukseli rrit presionin ndaj Moskës: Në prag të paketës së 18-të të sanksioneve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur sot se, ndonëse Bashkimi Evropian sapo ka miratuar paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, tashmë është në përgatitje një paketë e 18-të, e cila pritet të përfshijë masa edhe më të ashpra ndaj Moskës. “Në këtë moment, është e domosdoshme të rrisim presionin ndaj Rusisë për të arritur një armëpushim,” deklaroi ajo përmes një postimi në platformën X, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vandevoll, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve shtesë...
Burimi: Vizionplus.tv