Brukseli lëviz për zgjerimin e Unionit Europian, ja çfarë pritet për Shqipërinë
Muajt e ardhshëm pritet të jenë intensivë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, me Brukselin që do të përqendrojë vëmendjen te Ukraina, Moldavia dhe Mali i Zi, ndërsa Shqipëria pritet të vijojë negociatat pa ndryshime të mëdha në ritmin e parashikuar. Sipas një zyrtari evropian me njohuri mbi procesin e zgjerimit, fokusi politik në javët e ardhshme do të jetë te përpjekjet për zhbllokimin e grupkapitujve të mbetur për Ukrainën dhe Moldavinë. Paralelisht, Mali i Zi pritet të përshpejtojë negociatat, me synimin për të mbyllur kapitujt e mbetur deri në fund të vitit. Tetori mund të sjellë zhvillime të rëndësishme, pasi nuk përjashtohet zhvillimi i Konferencave Ndërqeveritare me Ukrainën dhe Moldavinë në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg. Ndërkohë, edhe Mali...
Burimi:
ntv.al