Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Britania sanksionon dy ministra izraelitë për shkak të Gazës
👁4779
Dy ministra të Qeverisë izraelite, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, janë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të deklaratave të tyre për Gazën. Ben-Gvir, ministër i Sigurisë në ekzekutivin e Benjamin Netanyahut, dhe Smotrich, ministër i Financave, që të dy do të përballen me ndalesë udhëtimi dhe ngrirje të aseteve. Kjo lëvizje vjen teksa Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera perëndimore po kërkojnë të rrisin presionin ndaj Qeverisë izraelite, teksa po vazhdon lufta në Gazë. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha se ishte “i zemëruar që përfaqësuesit e zgjedhur dhe anëtarët e Qeverisë iu nënshtrohen këtyre masave”....