Britania ngre alarmin për sulme kibernetike e terroriste, qytetarëve u kërkohet të mbajnë rezerva për 3 ditë

Britania ngre alarmin për sulme kibernetike e terroriste, qytetarëve u kërkohet të mbajnë rezerva për 3 ditë

LONDER BRITANI E MADHE- Qeveria britanike po përgatit një fushatë informuese për t’i nxitur qytetarët të jenë gati për situata emergjente, nga sulmet kibernetike dhe terroriste deri te ndërprerjet e furnizimeve jetike. Familjeve u rekomandohet të sigurojnë rezerva ushqimore, ujë, ilaçe, para cash dhe pajisje të nevojshme për të përballuar të paktën tri ditë pa shërbimet bazë. Sipas gazetës italiane Corriere della Sera paralajmërimi është bërë nga ministri britanik Wes Streeting, i cili ka ngritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellin sulmet ndaj sistemeve dixhitale dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit. Ai ka vënë në dukje edhe rrezikun që paraqet një ndërprerje e sistemit të pagesave në supermarkete, e shkaktuar nga veprimet e shteteve armiqësore ose të grupeve terroriste. Fushata e quajtur 'Be Ready'...