Britania krijon skuadronin e parë ushtarak për luftën në hapësirë – do të mbrojë satelitët nga sulmet

Britania krijon skuadronin e parë ushtarak për luftën në hapësirë – do të mbrojë satelitët nga sulmet

Britania ka krijuar një njësi të re ushtarake të Forcave Ajrore Mbretërore, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e satelitëve britanikë dhe kundërveprimin ndaj kërcënimeve në hapësirë. Njësia e re, e quajtur No. III Space Effects Squadron, është e para në RAF e dedikuar posaçërisht për të ndërprerë, dobësuar dhe penguar aktivitetet armiqësore që synojnë interesat britanike në hapësirë. Skuadroni do të mbrojë satelitët që përdoren për komunikime ushtarake, paralajmërime për lëshime raketash, navigim dhe mbledhje të të dhënave të inteligjencës. Ai do të përdorë teknologji të avancuara, përfshirë luftën elektronike, për të kundërshtuar kërcënimet ndaj infrastrukturës britanike në orbitë. Njësia e re plotëson dy skuadrone të tjera të RAF-it të krijuara në vitin 2023. Ato janë përgjegjëse për vëzhgimin dhe paralajmërimin mbi...