Britania i pezullon bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës së re në Gazë

Britania i pezullon bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës së re në Gazë

Britania e Madhe i ka pezulluar të martën bisedimet për tregti të lirë me Izraelin, e ka thirrur ambasadorin izraelit në takim protestues dhe ka vendosur sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, për shkak të ofensivës së re ushtarake të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite njoftoi javën e kaluar fillimin e një operacioni të ri dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli do të marrë nën kontroll të gjithë Gazën. Izraeli e ka ndaluar hyrjen e furnizimeve mjekësore, ushqimore dhe të karburantit në Gazë që nga fillimi i marsit, dhe ekspertë ndërkombëtarë kanë...
Burimi: Vizionplus.tv