Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës nga Irani
Britania e Madhe deklaron se po tërheq stafin nga ambasada e saj në Teheran, duke përmendur situatën aktuale të sigurisë. "Ne kemi marrë masat paraprake për të tërhequr përkohësisht stafin tonë të Mbretërisë së Bashkuar nga Irani", thuhet në një deklaratë të Zyrës së Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar. "Ambasada jonë vazhdon të operojë nga distanca", shkruan BBC. Më herët gjatë javës, Mbretëria e Bashkuar tha se po tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjeve të stafit në ambasadën dhe konsullatën e saj në Izrael për shkak të shqetësimeve për sigurinë.