Britania drejt djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet, Starmer humbet besimin

Britania drejt djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet, Starmer humbet besimin

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë, Nigel Farage po ngjitet fuqishëm në sondazhe, duke regjistruar shifra rekord për partinë e tij Reform UK. Sipas sondazhit më të fundit të institutit të njohur More in Common, nëse në Britani do të votohej sot, Farage do të fitonte bindshëm, duke siguruar një numër historik mandatesh në parlament. Edhe pse zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar të mbahen pas të paktën katër vitesh, siç thoshte Harold Wilson, “një javë është shumë në politikë”. Dhe “mbreti i Brexit-it”, tashmë në krye të...
Burimi: Javanews.al