Britania apel për kapjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasin e dënuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Britania apel për kapjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasin e dënuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Megjithëse kanë kaluar 13 vite nga zhdukja misterioze në Londër e një ish zyrtari të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, i dënuar në mungesë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Policia Metropolitane londineze i është rikthyer kërkimeve për ta gjetur. Ky është apeli i Metropolitan Police në Londër siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ku i kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros i cili theu lirinë e dhënë me kusht. Apeli shoqërohet me një foto të ish zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri. “Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me...