Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Brian Cox rikthehet në skenën skoceze ndërsa nisin festivalet e Edinburgut
Një dramë e fuqishme që rikthen në qendër të vëmendjes rënien e Bankës Mbretërore të Skocisë (RBS), hap Festivalin Ndërkombëtar të Edinburgut, me aktorin legjendar Brian Cox në rolin e Adam Smith. Rënia dramatike e Royal Bank of Scotland, dikur një nga institucionet më të fuqishme financiare në botë, është sjellë në skenën skoceze përmes dramës satirike “Make It Happen”, që u hap këtë fundjavë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Edinburgut. Në këtë prodhim madhor, bashkëpunim mes National Theatre of Scotland, Dundee Rep dhe vetë festivalit, rolin qendror e mban aktori skocez Brian Cox, i cili luan hijen e Adam Smith, filozofit të shekullit XVIII i njohur si “babai i ekonomisë moderne”. Por kjo dramë shtjellon një perspektivë më të thellë, sipas saj, Smith...