Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Breshëri dronësh dhe raketash balistike ruse/ 14 të plagosur nga sulmi masiv në Kiev pas telefonatës Putin-Trump
Një sulm i rëndë rus goditi Kievin disa orë pas telefonatës midis Donald Trump dhe Vladimir Putin. Të paktën 13 shpërthime u raportuan në zona të ndryshme të Kievit, ndërsa ndërtesa të shumta u përfshinë në flakë. Sipas autoriteteve vendase, të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur, 12 prej të cilëve u shtruan në spital. Tre valë bombash u lëshuan mbi qytet, të cilat vazhduan për më shumë se shtatë orë. Së pari u lëshuan 50 dronë Shahed/Geran, ndëresa më pas dy breshëri raketash balistike. Shpërthime u raportuan gjithashtu edhe në zonën e aeroportit ndërkombëtar, ku thuhet se është...