Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Brenda një baze sekrete bërthamore të braktisur në pyjet e thella të Europës (FOTO)
Mes një “deti” me lisa të bardhë dhe pishash baltike që lëkunden nga era, rruga të çon gjithnjë e më thellë në pyllin e Parkut Kombëtar Žemaitija në perëndim të Lituanisë. Aty ku sot shtrihet paqja dhe natyra, dikur fshihej një nga sekretet më të errëta të Luftës së Ftohtë, baza bërthamore Plokštinė, e ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik për të qenë gati për një sulm shkatërrues ndaj Evropës Perëndimore. Sot, kjo strukturë dikur top-sekrete është kthyer në një muze tërheqës dhe tronditës, i njohur si Muzeu i Luftës së Ftohtë. Në vitin 2024, rreth 35000 vizitorë nga e gjithë bota...