Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bregdeti i Vlorës mbetet i zbrazët/ Shiu i verës boshatis edhe Lungomaren
Retë e zeza dhe stuhia e papritur detyruan qytetarë e turistë të largohen nga shëtitorja dhe plazhet përreth, ndërsa disa mbetën të strehuar nën tendat e lokaleve, në pritje të përmirësimit të motit. Reshjet e dendura që ranë gjatë pasdites së së martës në qytetin e Vlorës, sollën boshatisjen e menjëhershme të vijës bregdetare të Lungomares, në një prej ditëve që zakonisht shënon fluks të lartë pushuesish. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të larta dhe pritet që fluksi turistik të rifillojë menjëherë sapo reshjet të ndërpriten.