Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Braktis makinën me emigrantë pas përplasjes, në kërkim 26-vjeçari nga Maliqi
Një 26-vjeçar nga Maliqi është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se po transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta me qëllim përfitimi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qafë Plloçës, në Pogradec, ku i riu nuk iu bind urdhrit të policisë dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke humbur kontrollin e mjetit dhe përplasur makinën me barrierat anësore të rrugës. Pas aksidentit, ai braktisi automjetin dhe u largua në këmbë drejt një zone të pyllëzuar dhe të vështirë për akses. Ndërkohë, 8 emigrantët që ndodheshin në automjet u përpoqën të shpëtonin, por u kapën disa metra...