No Image Available

Braçe “u frikësua” nga Rama? Çfarë ndodhi pak para se të votohej Reforma Territoriale?

Kuvendi miratoi pas mesnatës Reformën Territoriale me 85 vota pro dhe 34 kundër, duke i hapur rrugë reduktimit të numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Mazhoranca e argumenton ndryshimin me nevojën për të krijuar bashki më të fuqishme financiarisht, ndërsa opozita dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë ngritur shqetësime për mënyrën e konsultimit publik dhe procesin e hartimit të ndarjes së re territoriale. Mes deputetëve që votuan pro ishte edhe Erion Braçe, i cili fillimisht kishte shprehur kundërshtime ndaj reformës, duke kërkuar që diskutimi të niste nga kompetencat dhe financat e bashkive, përpara përcaktimit të hartës së re. Për këtë çështje foli edhe deputeti socialist Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, me moderatore Sidorela Gjonin. Ai shpjegoi se brenda grupit...