Braçe kundër PS për Reformën Territoriale: S’ka pasur transparencë, kompetencat që u janë lënë bashkive janë banale

Braçe kundër PS për Reformën Territoriale: S’ka pasur transparencë, kompetencat që u janë lënë bashkive janë banale

Deputeti socialist Erion Braçe ka kundërshtuar në Kuvend propozimin e PS për hartën e re territoriale. Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se ndarja e re territoriale shkel parimet mbi të cilat duhet të bëhet një reformë dhe se ka pasur mungesë transparence gjatë hartimit të draftit. Sipas Braçes, kompetencat që u janë lënë bashkive janë të pakta dhe banale. ”Transparencë efektive nuk ka patur, jo për shkak të ndarjes partiake këtu. Kur kriteret që justifikojnë këtë ligj janë të gjitha me karakter ekonomik e financiar. Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne, do ishte e udhës që informacioni të ishte korrekt. Këto kompetenca u transferuan pa buxhet, ose me buxhet të pamjaftueshëm. Po 46 kompetenca kanë sot bashkitë. Një pjesë e...