Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim

Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim

Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. ”Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”,-shkruan Braçe në statusin e tij. Po ashtu deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në...
Burimi: Kohajone.com