Braçe i lutet qytetarëve dhe biznesmenëve: Blini sa më shumë shalqinj, nuk ju kushton asgjë

Braçe i lutet qytetarëve dhe biznesmenëve: Blini sa më shumë shalqinj, nuk ju kushton asgjë

Mëngjesin e kësaj të diele deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka nisur me një apel dhe lutje për të gjithë qytetarët dhe pronarët e restoranteve, hoteleve e bareve. Në llogarinë e tij në “Instagram”, e cila tanimë njihet edhe si “dritarja” ku pasqyrohen një sërë problemesh në vendin tonë, Braçe ka ngritur alarmin për çmimin e shalqinit duke thënë se është i pamjaftueshëm dhe nuk mund të përballojë as koston e punëtorit që e vjel. Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë sa më shumë shalqi, ndërkohë që biznesmenët ta përfshijnë atë në...