Zjarret masive alarmojnë Francën, mbi 220 mijë të evakuuar në zonën e Bordeaux
Bota E Diel, 26 Korrik 2026 14:43 Situata e zjarreve masive në jugperëndim të Francës vijon të mbetet alarmante, ndërsa flakët që kanë përfshirë rajonin e Girondës janë ende jashtë kontrollit. Autoritetet franceze kanë nisur një operacion të gjerë për përballimin e emergjencës, pasi zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë detyruar qindra mijëra banorë të largohen nga zonat e rrezikuara. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 42 mijë hektarë sipërfaqe tokësore janë përfshirë nga flakët, ndërsa më shumë se 220 mijë persona janë evakuuar që prej 22 korrikut, kur nisën vatrat e para të zjarrit. Zonat pranë qytetit të Bordeaux janë ndër më të rrezikuarat, pasi zjarri është afruar rreth 15 kilometra nga periferitë e tij. Përhapja e shpejtë e flakëve po favorizohet nga...
Burimi:
kohajone.com