Zjarret djegin edhe Anglinë, flakët rrafshojnë shtëpitë në Stourbridge, dy të lënduar!

Zjarret djegin edhe Anglinë, flakët rrafshojnë shtëpitë në Stourbridge, dy të lënduar!

Të paktën gjashtë shtëpi janë djegur në Stourbridge në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll një flakë të madhe që shpërtheu në bimësinë e ulët, pranë një fushe golfi, raporton Sky News. Dy persona u prekën nga thithja e tymit dhe nxehtësia, thanë autoritetet lokale, duke u asfiksuar. Pamjet nga helikopteri i rrjetit televiziv treguan të paktën tre prona të përfshira nga flakët pranë zjarrit, rreth 205 km larg Londrës. Rreth 60 zjarrfikës po luftonin me flakët, tha Shërbimi i Zjarrfikësve të West Midlands. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme.