Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur

Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur

Zjarre të fuqishme kanë përfshirë jugun e Francës, Spanjën dhe Portugalinë, duke djegur dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erërave të forta. Situata është bërë veçanërisht e rëndë pas valëve të të nxehtit që kanë goditur Evropën Jugore javët e fundit. Në jug të Francës, në rajonin e Pirenejve Lindorë, një vatër zjarr ka djegur rreth 13.500 hektarë tokë që nga mbrëmja e së shtunës. Zjarri shpërtheu në një zonë malore të vështirë për t’u arritur pranë malit Kanigu. Rreth 700 zjarrfikës janë angazhuar në terren, të mbështetur edhe nga avionë dhe helikopterë. Autoritetet franceze thonë se kushtet janë shumë të vështira për shkak të erërave veriperëndimore dhe temperaturave që në disa zona...