Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë të enjte (9 korrik) në zonën industriale të Aspropirgos, në Greqi, duke lënë të paktën gjashtë persona të plagosur, ndërsa autoritetet kanë ngritur alarmin për shkak të pranisë së një bombole propani në ambientet e biznesit të përfshirë nga flakët. Sipas mediave greke, dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë intubuar, ndërsa dy prej tyre janë punëtorë të biznesit ku shpërtheu zjarri. Kryetari i bashkisë së Aspropirgos, Yiannis Elias, deklaroi se flakët nisën në një punishte pjesësh këmbimi, ndërsa në afërsi ndodhen edhe biznese të tjera, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit. Më herët ishte raportuar se objekti ishte një biznes për riciklimin e metaleve. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, brenda ambienteve ndodhet edhe...