Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, disa viktima dhe persona të zhdukur

Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, disa viktima dhe persona të zhdukur

Një zjarr i rëndë ka shpërthyer mëngjesin e së martës në kullën rezidenciale Oxy, në qendër të Brukselit, duke shkaktuar viktima dhe persona të zhdukur. Sipas mediave belge, disa persona janë gjetur pa shenja jete brenda një ashensori të ndërtesës, ndërsa të paktën gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në godinë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur fillimisht në katin e dytë të ndërtesës. Flakët u vunë nën kontroll, por më pas u përhapën në boshtin e ashensorit, duke shkaktuar një vatër të re zjarri brenda tij. Ndërtesa ishte rikonstruktuar së fundmi. 🇧🇪 BREAKING: MULTIPLE PEOPLE HAVE DIED AND SIX OTHERS REMAIN MISSING AFTER A FIRE BROKE OUT AT THE OXY BUILDING IN BRUSSELS. Authorities said some of the...