Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona kanë humbur jetën

Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona kanë humbur jetën

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë shumëkatëshe u përfshi nga flakët në kryeqytetin e Indisë, New Dehli. Shumë nga viktimat ishin shtetas të huaj nga vendet e Azisë Jugore që kishin udhëtuar në Indi për trajtim mjekësor ose për të shoqëruar të afërmit që po merrnin kujdes. Sipas mediave, ndërtesa funksiononte si një hotel me mëngjes për pacientët dhe të afërmit e atyre që merrnin trajtim në një spital privat aty pranë. Më shumë se 40 persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Mbetet e paqartë se sa njerëz ishin brenda ndërtesës kur filloi zjarri, shkaku i të cilit po hetohet. Zjarrfikësit i kanë vënë flakët nën kontroll, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ndërtesa kishte...