Zjarr në Bruksel, raportohet për 20 të vdekur

Zjarr në Bruksel, raportohet për 20 të vdekur

Bota E Martë, 14 Korrik 2026 16:04 Një zjarr i fuqishëm përfshiu të martën kantierin e ndërtimit të Kullës Oxy në qendër të Brukselit, një kompleks banimi që sapo kishte përfunduar procesin e rinovimit. Sipas mediave ndërkombëtare, deri tani raportohet se 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Autoritetet belge kanë bërë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim. Zëdhënësi i inspektoratit të punës në Bruksel konfirmoi se një numër ende i papërcaktuar trupash u gjetën brenda njërit prej dy ashensorëve të objektit, i cili ndodhet pranë sheshit qendror “Place de Brouckère”, aty ku edhe shpërtheu zjarri në orët e para të mëngjesit. Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e...