Zjarr masiv në Derven të Selanikut, humb jetën një person, plagoset një tjetër

Zjarr masiv në Derven të Selanikut, humb jetën një person, plagoset një tjetër

Një person ka humbur jetën dhe një grua është lënduar gjatë një zjarri të madh që shpërtheu sot pasmesdite në zonën e Dervenit, pranë Selanikut. Flakët u përhapën me shpejtësi drejt pyllit dhe iu afruan fshatit Liti, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve. Sipas Shërbimit Zjarrfikës , viktima është një burrë, trupi i të cilit u gjet në zonën pyjore, mes Dervenit dhe fshatit Liti. Ndërkohë, një grua, e cila sipas informacioneve po përpiqej të shuante zjarrin pranë banesës së saj, pësoi djegie në duar. Ajo u nxor nga zjarrfikësit dhe u transportua me ambulancë në spital. Zjarri shpërtheu rreth orës 14:30 në një zonë me shkurre dhe, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, u përhap shpejt në pyll. Në operacion...