“Zgjedhjet e PD, farsa më e shëmtuar”, Salianji: Nuk votuan më shumë se 5 mijë anëtarë

“Zgjedhjet e PD, farsa më e shëmtuar”, Salianji: Nuk votuan më shumë se 5 mijë anëtarë

Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza të forta ndaj procesit të zgjedhjeve për kreun e PD-së, të mbajtura më 23 maj, duke i cilësuar ato si një “farsë” dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e çdo vendimmarrjeje të marrë nga Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, të mbajtur këtë të martë, 26 maj, Salianji deklaroi se kandidaturat janë penguar në mënyrë direkte dhe indirekte, ndërsa procedurat e ndjekura nuk kanë respektuar standardet dhe statutin e partisë. “Çdo vendimmarrje e marrë nga Sali Berisha ligjërisht është nul. Kandidaturat u penguan në mënyrë direkte apo indirekte. Sapo kam filluar të shpreh kritikat ndaj Sali Berishës ka nisur një batërdi me sulme. Afatet dhe procedurat e kandidimit janë ndjekur pa standarde pa asnjë. U...